Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka raportuar në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit në lidhje me reformat që po bëhen për përmbushjen e 5 prioriteteve në rrugën drejt integrimit në BE dhe marrjen e Statusit të vendit kandidat në muajin dhjetor 2013.
"Jemi për një dialog konstruktiv me opozitën në përmbushjen e reformave që përfshihen në këtë proces. Mirëpresim fillimin e dialogut BE-Shqipëri javën tjetër me pjesëmarrjen e Fyle, format që do drejtohet nga Fyle dhe Rama", tha Bushati gjatë fjalës së tij.
Ndërkaq ministri i Jashtëm është pyetur nga ish-ministir i Mjedisit, deputeti Fatmir Mediu, edhe mbi një çështje mjaft të mprehtë të këtyre ditëve: sjelljen e armëve kimike siriane në Shqipëri. Mediu ka theksuar se "kemi legjislacion që s'na lejon dhe kemi kapacitete nul".