Analistët politikë nuk presin skenarë më të zinj për Maqedoninë, pas Samitit të dhjetorit të BE-së, edhe pse vendi do të dështojë sërish të marrë pëlqimin e Unionit për të vazhduar rrugën e integrimeve. Analistët Rizvan Sulejmani dhe Stevo Pendarovski në emisionin e mbrëmshëm 'Rruga Drejt' konsiderojnë se vendi vazhdon të ecë në rrugën e gabuar, duke iu afruar gjithnjë e më shumë lindjes, si dhe duke dështuar gjithnjë e më shumë në përmbushjen e parametrave bazë demokratikë.
"Ne, çdo ditë perëndimi na ikën, por çdo ditë lindja na afrohet, investimet kryesore e shohim se vijnë nga Katari, India, Turqia, Kina...Unë nuk kisha dashur që Maqedonisë t'i ndodh atë që ne si shqiptarë apo Shqipëria, e pagoi me çmim shumë të lartë as në lindje as në perëndim, kundër revizionizmit, kundër imperializmit dhe në vendnumërim dhe shqiptarët janë shumë alergjik ndaj një politike izolim... Maqedonasit nuk e kuptojnë dhe kur shqiptarët shumë shpesh, hapur shprehen për idenë pro-evropiane ose idenë për paqe. Në esencë, nacionalizmi shqiptar është ikje prej lindjes një përpjekje permanente prandaj shumë lehtë ka një komunikim të shqiptarëve me perëndim, në mungesë të këtyre njohurive dhe komunikimit ata fillojnë ndërtojnë teori konspirative, ka marrëveshje me Amerikën, Turqinë, Gjermaninë që nuk i ndihmon situatës", u shpreh Rizvan Sulejmani, analist.
"Pas këtij dhjetori, unë nuk mendoj se do të na ndodhin skenarë katastrofikë si ai i përsëritjes së mundshme të 2001-it, apo konflikte, rrahje..luftë, refugjatë etj. Jo, nuk mendoj se mund të ndodhë një gjë e tillë të paktën për 5 apo 10 vjet. Por ne tashmë na ndodhin gjëra të këqija edhe po t'i lëmë anësh pasaportat, sikurse raporti relativisht negativ i progresit i KE-së, ja disa segmente: sepse rrimë në vend nuk mund të krahasohemi mendojmë se jemi të bukur dhe mençur në botë. Ne kemi të burgosur politikë, lider partie të burgosur, kemi gazetarë të burgosur, ne na ndodhi në një ditë të mbyllen 4 media që paraqet precedent në Evropën e pasluftës.. Ne shkojmë prapa në të gjitha parametrat demokratik..raporti i progresit sipas meje është më negativ nga ai i një viti më parë, pra cilësia e jetës tonë çdo ditë po bie më poshtë, kjo është më e tmerrshmja që na ndodh", tha Stevo Pendarovski, analist.
Në një situatë të tillë analistët nuk përjashtojnë mundësinë edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që të organizohen së bashku me ato presidenciale. Duke komentuar deklaratat e Ahmetit rreth figurës së Presidentit të ardhshëm dhe mundësinë që partia të tij të përkrahë edhe kandidatin e opozitës maqedonase, analistët thanë se kjo do të ishte një mundësi e mirë për të balancuar pushtetin i cili është përqendruar vetëm tek një opsion politik.
"Nëse do të kishte arritur të krijohet ose të fitojë një kandidat me këtë opsion atëherë sado pak do të vendosej në balancë opsionesh pasi tani komplet struktura dhe pushteti është i përqendruar në një opsion politik, ju e shihni rolin e kryetarit i cili është pothuajse ësht...