Mëngjesin e sotëm në orën 07:00 janë gjetur edhe trupat e tre të rinjve që humbën jetën në minierën e Beragozhdës. Trupat e tyre janë gjetur në thellësi të minierës. Mësohet se, kanë qenë forcat e grupeve të kërkim-shpëtimit të drejtorisë së Minierave që kanë bërë të mundur gjetjen e tyre. Trupat e pajetë u përkasin të rinjve, Ledion, Sazan dhe Arjan Hamolli. Këta dy të fundit janë vëllezër. Ndërkaq që është bërë dhe nxjerrja e trupave të pajetë nga miniera. Mësohet se, trupat e tyre do të dërgohen në morgun e Spitalit të Pogradecit dhe më pas do u dorëzohen familjarëve për të bërë nderimet e fundit.