Përplasje fizike sërish tek selia e Partisë Social Demokrate, pasi përmbaruesit privatë kërkojnë zbatimin e vendimit të dhënë nga gjykata. Përmbaruesit kanë shkuar në selinë e PSD-së që në orën 8 të mëngjesit, duke kërkuar edhe lirimin e godinës, por këtë rradhë selia e PSD-së, është nën ruajtjen e një policie private.
Të pranishëm në këtë ekzekutim të vendimit të përmbarimit janë edhe përfaqësues të pushtetit lokal. Inxhinieri i njësisë bashkiake numër 9, ndodhet në selinë e PSD-së dhe është duke ndjekur procesin e ekzekutimit të këtij vendimi, pasi siç tha dhe ai, ky është një detyrim që e ka pushteti lokal.