TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 71 vota pro dhe 1 kundër ligjin "Për shërbimin e transportit për funksionarët publikë", pas debateve pozitë-opozitë, pa praninë e deputetëve të opozitës të cilët kishin braktisur sallën e Parlamentit gati 2 orë para votimit. Deputeti Fino ka dhënë votën e tij kundër. Gjatë diskutimeve deputetët e PD-së kanë hedhur kartëmonedha false 2 mijë lekëshe brenda në sallën e parlamentit si shenjë protesta për atë që e quajnë vjedhje të votës në Korçë.
Rama tha:"Kjo seancë e pështirë. Ndërmerrni çdo veprim për transparencë, ne e pranojmë " Vodhe votat e qytarëve në Korçë."- tha Paloka. Reagoi dhe Meta: E padenjë dhe e pavend.