A1 Report - Flasin të afërm të viktimave në Pogradec

2015-08-21 2

Pesë të rinj, kushërinj me njëri tjetrin humbën jetën tragjikisht pasi mbetën të bllokuar në minierë ku kishin shkuar për të mbledhur skrap.

Ngjarja e rende u mësua pas mesnate ndërsa të rinjtë mësohet se ishin bllokuar që prej orës 7:00 të mëngjesit të ditës së mërkurë (6 nëntor) në minierë në fshatin Beragozhde në komunën Dardhas të Pogradecit.

Të afërm të viktimave shprehen për A1 Report.


"Unë i kam nipër të afër. Erdhën për të nxjerrë skrap, për të mbajtur familjet se janë të papunë. Arriti puna deri këtu dhe tani jeni duke pritur. Me këtë punë mbanin familjet më bukë. Kjo minierë ka që në vitet 90 që nuk funksionon më dhe është mbyllur. Në ato kohë miniera kishtë inxhinierë gazi dhe çdo gjë dhe prapë ndodhnin vdekje" - shprehet një prej familjarëve.

Një i afërm tjeter tregon: "Deri në mëngjes në ora 7-të ishin në lokal dhe më thanë që kishin motorpompa dhe gjeneratorë për të nxjerë ujin. Unë ju thashë kujdes aty brenda dhe ata me thanë nuk ka problem se jemi 4 veta. Kurse ky i vogli Edisoni që u nxorr sot më thotë bjeri në telefon Ledionit se ashtu është një punë. Unë i bija Ledionit por telefoni dilte i fikur ngaqë nuk kapte valë brenda.
Pastaj në orën 23 më marrin forcat e shpëtitmit që t'iu tregojë vendin dhe ju thashë që atje ka gaz dhe ka dalë oksigjeni. Nuk vinin shpesh këtu. Sot erdhën për të mbledhur hekura për skrap.