Marrëveshja e Ohrit në fokus të takimit të Ramës me Ahmetin e Thaçin

2015-08-21 3

Vizitën e tij zyrtare në Maqedoni, kryeministri shqiptar Edi Rama e ka përfunduar me takimet ndaras me liderët e shqiptarëve Ali Ahmetin e BDI-së dhe Menduh Thaçin e PDSH-së. Në këto takimi Rama është njoftuar me qëndrimet e Ahmetit dhe Thaçit rreth zhvillimeve politike në Maqedoni. Kryeministri shqiptar ka treguar interes të veçantë për ecurinë e implementimit të obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Ohrit. Lideri i BDI-së Ahmeti tha se nga Rama ka marrë përkrahje për vazhdimin e materializimit të këtij dokumenti, përfshi këtu edhe çështjen e gjuhës shqipe.

"I bëra shpjegimet e duhura në drejtim të materializimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe çështjeve të hapura që kanë mbetur, por që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit, siç është gjuha shqipe, që akoma kemi dallime", deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Për dallim nga Ahmeti, lideri i opozitës shqiptare Menduh Thaçi i ka shprehur shqetësimin e partisë së tij për shkatërrimin që Qeveria i ka bërë Marrëveshjes së Ohrit si dhe për gjendjen e rëndë ekonomike të shqiptarëve në vend.

"Unë përmenda se ne jemi tërësisht të pakënaqur si parti me shkatërrimin e plotë që i bëri Qeveria Marrëveshjes së Ohrit dhe në të njëjtën kohë me një fenomen të ri, të prekshëm tash më, varfërimin e shqiptarëve në mënyrë institucionale që bën Qeveria", tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka porositur liderët e dy partive që të intensifikojnë bashkëpunimin në interes të shqiptarëve të Maqedonisë, por duke ruajtur identitetin dhe dallimet ideologjike të partive që i drejtojnë. Benjamin Arifi

Free Traffic Exchange