A1 Report - Greqi, policia ndërhyn me forcë në godinën e televizonit publik ERT

2015-08-21 2

GREQI - Policia greke ka ndërhyrë me forcë në zyrat qëndrore të televizionit shtetëror ERT. Në godinë gjendeshin ende ish-punonjësit, të cilët e kishin okupuar ndërtesën që pas heqjes së sinjalit të saj në qershor, si pjesë e masave qeveritare për të ulur shpenzimet.
Pas urdhërit të prokurorisë, policia hyri në godinë në orët e para të së enjtes dhe largoi ish-punonjësit.
Që prej heqjes së sinjalit të televizionit shtetëror në qeshor, ish-punonjësit të cilët refuzuan të pranonin këtë vendim ishin mbyllur brenda godinës dhe transmetonin në lidhje direkte.
Ish-punonjësit kërkonin mbështetje me banderolat e shumta jashtë godinës si dhe mesazhet në rrjetet sociale. Disa prej postimeve në internet e quajtën ndërhyrjen me forcë të policisë si një invazion ndaj demokracisë.
Simos Kedikoglou, një zëdhënës i qeverisë tha se operacioni i policisë u ndërmor për të siguruar zbatimin e ligjit.
Qeveria citoi korrupsionin dhe keqmenaxhimin e fondeve si arsyet për mbylljen e ERT-së. Gjithashtu u tha se një tjetër televizion shtetëror i vogël do të hapej në vend të tij.

Free Traffic Exchange