Tiranë - Gjatë seancës në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, i pari që ka marrë fjalën ka qenë Kryetari i Grupit të PD, Edi Paloka. Ai u ndal në blerjen e votave në Korçë duke thënë se "vota u vodh në mënyrë të mjerë". Skema e shpërndarjes së lekëve sipas Palokës, "ishte e organizuar, çka tregon se ka funksionuar edhe në Zgjedhjet e 23 qershorit". Në përfundim të fjalës së tij, Paloka ka nxjerrë nga xhepi i brendshëm i xhaketës disa kartmonedha dhe i ka hedhur në shenjë proteste në Kuvend. Menjëherë, aktit të deputetit të PD iu bashkuan edhe deputetët e tjerë të Partisë Demokratike. Kurse Kryeministri Rama e ka kaluar këtë situatë me një nënqeshje.