A1 Report - Dade: Bushati, raport në Kuvend për lobimet e tij për Statusin

2015-08-21 0

Ditën e premte ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, do të raportojë në Komisionin e Jashtëm parlamentar mbi bisedimet që ka kryer për lobimin me vendet skeptike për marrjen prej Shqipërisë të Statusit të vendit kandidat.

Lajmin e bëri të ditur kryetarja e Komisionit të Jashtëm në Kuvend, Arta Dade në një intervistë në "Tête à tête" në "A1 Report" me gazetaren Albana Qehajaj.

Pyetjes se kur do të dorëzohen mandatet nga ministrat, Dade iu përgjigje: "Është angazhim para elektoratit, që ministrat të lehtësohen nga puna e parlamentit dhe të dorëzojnë mandatet.

Ata janë të pranishëm në seanca, por është hap i duhur nga kryeministri për të ndarë mandatet e kabinetit nga ato të deputetit. Besoj se kjo duhet bërë me kujdes që mos krijohen momente boshllëku për hartimin e ligjeve.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ministrja e Integrimit Klajda Gjosha vazhdojnë vizitën e tyre në Francë në kuadër të bindjes së shteteve për të votuar në lidhje me statusin e vendit kandidat në mbledhjen e dhjetorit të Këshillit të Ministrave të BE-së.

Free Traffic Exchange