A1 Report - Fier, marrëveshje mes Bashkisë dhe AKU për sigurinë në tregje

2015-08-21 4

Mungesa e koordinimit mes bashkisë Fier dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në këtë qark ka bërë që siguria ushqimore në tregjet e improvizuara të ketij rrethi të jetë në nivele të ulëta.

Dy institucionet duke marrë shkas nga kjo situatë kanë nënshkruar një marrëveshje për ngritjen e një grupi taskforce që do monitorojë tregjet, ndërsa sipas kreut të Autoritet Kombëtar të Ushqimit, Afrim Bakaj, kjo nismë do merret në të gjitha njësitë vendore të vendit.

Të njëjtin mendim me drejtorin e Përgjithshëm të AKU-së ndan, edhe nënkryetari I bashkisë Fier, Florian Muçaj.

Në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në rrethin e Fierit është emëruar, Fredi Çuko.