A1 Report - PD dorëzon kërkesën në KQZ: Të anulohen zgjedhjet e Korçës

2015-08-21 0

Partia Demokratike dorëzoi sot në mesditë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për të anuluar zgjedhjet e pjeshme vendore të mbajtura në Korçë të dielën e 3 nëntorit.

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi dorëzoi sot rreth orë 14:30 minuta kërkesën në KQZ.

"U faktua me filmim e me zë. Bazuar mbi këto prova kërkuam që KQZ si organ kompetent, të shpallë të pavlefshëm zgjedhjet dhe t'i përsërsië sepse asnjë zgjedhje nuk mund të jetë legjitime kur themeli i votës cënohet përmes blerjes së saj. Shresojmë që KQZ të japë përgjigjen e merituar këtij dhunimi të rëndë të një të drejte kushtetuese"- tha Bylykbashi për gazetarët pas dorëzimit të kërkesës në KQZ.

Bylykbashi shtoi se PD do të kërkojë me forcë që të jepet drejtësi për këtë "proces të korruptuar" siç tha Bylykbashi. Për këtë proces ai akuzoi kryeministrin Rama, dhe Ilir Metën, të cilën e quajti bashkëkryeministër.