A1 Report - Gjykata e Lartë, Nishani pret Ruçin Palokën dhe Vasilin

2015-08-21 0

TIRANË - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka nisur takimet konsultative me krerët e grupeve parlamentare. Siç bën të ditur zyra e shtypit të Presidencës, këto takime bëhen në kuadër të procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Takimin e parë e pati me kreun e grupit të PS-së Gramoz Ruçi, më pas priti kreun e grupit të PD-së, Edi Paloka dhe më pas atë të LSI-së, Petrit Vasili. Kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili tha se takimi ishte konsultativ dhe se ishte diskutuar më shumë për kriteret sesa për emrat. Ai vlerësoi se lista me 21 kandidatë ishte e përbërë nga njerëz me eksperiencë në fushën juridike.
"Ishte një takim ku disktuam në lidhje me hapjen e procesit për zgjedhjen e kandidaturave. Kurs ekreu i grupit të PD, Paloka tha se, i qëndrojnë kritereve që kanë pasur si PD.
"Siç kam deklaruar edhe herën e parë, ne jemi për ato kritere që kemi pasur. Nëse Presidenti do të flasë për emrat dhe nëse kriteret që ne kërkojmë do të plotësohen, atëherë ne jemi dakord. Ne nuk kemi biseduar me emrat dhe presidenti më shpjegoi procedurën. Ka një kriter që përcakton se sa janë raportet mes gjyqtarëve dhe juristëve dhe këto i interpreton grupi i punës së Presidentit.

Free Traffic Exchange