A1 Report - Harta që tregon lindjet dhe vdekjet çdo sekondë në Tokë

2015-08-21 2

Një projekt i realizuar nga të dhënat e marra nga 200 vende, duke paraqitur grafikisht rritjen e popullsisë. Krijohet harta botërore që tregon jetën në tokë, sa lindje dhe vdekje ka në çdo moment. Me pika të kuqe dhe jeshile, çdo sekondë cilësohen vende të ndryshme të botës.

Njeriu që bën të mundur zhvillimin e jetës mbi Tokë, është një programator informatik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i quajtur Brad Lyon, i cili ka edhe një doktoraturë në Matematikë. Harta e tij interaktive, me shifra nga demografi të ndryshme botërore, është një stimulm por që bazohet në të dhëna reale.

Në muajin qershor, në World Population Prospect 2012- të, në një raport të OKB-së, thuhej se në vitin 2100 popullsia botërore do të arrijë në 11 miliardë, por deri më tani janë të gjitha supozime. Të dhëna të sigurta janë vetëm ato ku thuhet se në vitin 1950-të, ishim 2 miliardë persona në botë, tashmë, në vitin 2013-të, jemi 7 miliardë.

Ky eksperiment ka lindur në formën e kuriozitetit dhe si pasion ndaj teknologjisë së web-it.

Free Traffic Exchange