A1 Report - PD akuza për vjedhje votash në Komision, PS e Beqaj e braktisin

2015-08-21 1

TIRANE - Do të paraqiste një raport të detajuar për situatën e spitaleve dhe skemën e financimit falas të shëndetit, por fjala e kryetares së komisionit
për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Albana Vokshi, me akuza për blerje votash në Korçë, e ka detyruar ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, të braktisë këtë komsion.

"Po keqedukoni rininë me blerje votash. Po shkelni institucionet"- mësohet të ketë thënë deputetja e PD-së Albana Vokshi.

" S'kam ardhur për politikë por për të raportuar për shëndetësinë"- është shprehur ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Më pas ata janë larguar nga mbledhja.

Pas tij është larguar nga salla edhe nga drejtori i ISKSH-së, Astrit Beci, që e shoqëronte në këtë komsion si dhe të gjithë deputetët e majtë që ishin në sale. Beqaj është shprehur jashtë ambienteve të komisionit se ky veprim ishte i qëllimshëm.

"Ky ishte një bojkotim i qëllimshëm. Kishim ardhur për të tregtuar si është situata e vërtetë e spitaleve. Ne kemi ardhur me një raport të detajuar per të treguar si i kemi gjetur spitalet si do dalim nga krizë."- tha Beqaj për gazetarët pas iu largua nga komisioni.