A1 Report - Bushati: SHBA kërkojnë, por s'kemi vendim për armët siriane

2015-08-21 0

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Shqipërisë që të organizojë në tokën e saj shkatërrimin e arsenalit kimik sirian.

Konfirmimin e parë zyrtar e bën ministri ynë i Jashtëm Ditmir Bushati për gazetën franceze "Le Monde" pas takimit që ky i fundit pati dje në Paris me homologun e tij francez, Laurent Fabius.

"Por nuk kemi marrë ende asnjë vendim deri më sot, thotë ai. Nuk kemi zbritur as në nivelin e diskutimeve teknike", citohet të ketë thënë Bushati.

Por Tirana po e studion ofertën me kujdes, propozimi i të cilës është bërë javën e kaluar, por detajet e së cilës nuk janë bërë ende të njohura. 'Le Monde" më tej sjell ndër mend se si shumë vende të tjera, të afruara për këtë qëllim nga SHBA-të kanë refuzuar, sidomos Norvegjia.

Por Shqipëria paraqet disa avantazhe, sidomos gjeografike, të cilat e lehtësojnë një transport të mundshëm të stoqeve kimike në rrugë detare.

Dhe mbi të gjitha, Shqipëria disponon një eksperiencë të veçantë në fushën e neutralizimit të arsenalit kimik. Në 2007, Shqipëria është bërë vendi i parë që ka shkatërruar gjerësisht arsenalit të trashëguar nga regjimi i diktatorit komunist, Enver Hoxha.

Stoqet e vetë Shqipërisë, sipas "Le Monde" afërsisht 16 ton, sidomos gaz iperik i vjetër duhet të jenë importuar në vitet '70 nga një vend origjine i paspecifikuar. Ato u zbuluan në vitin 2002 dhjetëra kilometra larg Tiranës, në mes të qindra e mijëra banesave të ndërtuara në dekadat pararendëse në gjithë vendin.

Shkatërrimi i stoqeve atëkohë u financua nga SHBA-të, me 35 milionë euro. Ishte Departamenti amerikan i Mbrojtjes që supervizoi këtë operacion.

Free Traffic Exchange