Neglizhenca e qeverisë për mos-zbukurimin e qytetit me flamuj kombëtar dhe shtetëror me rastin e vizitës së kryeministrit shqiptarë Edi Rama ka shkaktuara revoltën e PDSH-së. Bekim Fazliu solli rastin e zbukurimit të Shkupit me flamuj shtetëror gjatë qëndrimit të Ivica Daçiqit.
"Gjatë vizitave të burrështetasve në Maqedoni dhe jo vetëm. Protokolli shtetëror parasheh që Shkupi si kryeqytet të zbukurohet me flamujt shtetëror prej nga vijnë ata delegacione. Para disa muajve për vizitë në Maqedoni ishin presidenti e më pas edhe kryeministri serb. Dhe shqiptarët e mbajnë mend zbukurimin e kryeqytetit me flamujt e Serbisë në këtë rast. Jemi dëshmitarë se sot, në ditën e vizitës së kryeministrit shqiptar zoti Edi Rama në Maqedoni, në Shkup nuk ka asnjë flamur shqiptar. Sa për informim, BDI është partner koalicioni edhe në Qeveri, edhe në Qytetin e Shkupit, dhe si e tillë duhet të del të jep llogari para shqiptarëve se pse sot në Shkup nuk vallon asnjë flamur shqiptar", tha Bekim Fazliu, PDSH.
Por nga qeveria thanës e PDSH-ja nuk është mirë e informuar mbi vizitën e Ramës, pritja e të cilit do të bëhet sipas gjithë procedurave që parashikon protokolli diplomatik.
"Habit fakti se si opozita shqiptare, gjegjësisht PDSH-ja nuk është e informuar lidhur me vizitën e kryeministrit Rama në Maqedoni. Kryeministri shqiptar z. Rama nesër do të realizojë vizitën zyrtare në vendin tonë, ku edhe pritet të realizojë takimet zyrtare me kreun shtetëror dhe liderët e partive shqiptare. Gjatë kësaj vizite të parë zyrtare, z. Rama do të pritet sipas procedurës që e parasheh protokolli diplomatik, sikurse edhe çdo vizitë që e realizojnë kryeministrat e tjerë në vendin tonë", u shpreh Muhamet Hoxha, zëdhënës i qeverisë.
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, me ftesë të kryeministrit Nikolla Gruevski, nga sot ka filluar vizitën në Maqedoni. Pos me kryeministrin Gruevski, Rama do të takohet edhe me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, kryetarin e parlamentit Trajko Veljanovski, si dhe me krerët e partive shqiptare, Ali Ahmeti i BDI-së dhe Menduh Thaçi i PDSH-së. Bedri Rexhallari