A1 Report - Negociatat me CEZ, Qeveria mbrohet nga avokatët që zgjodhi Berisha

2015-08-21 0

Në Fletoren Zyrtare të radhës është publikuar vendimi i datës 25 tetor i Këshillit të Ministrave, i cili përcakton përbërjen dhe detyrat e grupit të punës që do të negociojë mosmarrëveshje lidhur me kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Grupi i punës do të këshillohet nga studioja ligjore ndërkombëtare "Derains & Gharavi", e kontraktuar tashmë nga qeveria Berisha për përfaqësimin e shtetit shqiptar në çështjen e arbitrazhit ndërkombëtar të filluar nga shoqëria CEZ a.s., si dhe nga ekspertë ose shoqëri të tjera teknike, financiare, që janë kontraktuar ose do të kontraktohen në funksion të këtij procesi.

Sipas VKM, vendet ku do të zhvillohen negociatat do të jenë Tirana dhe Praga ose çdo vend tjetër për të cilin palët do të bien dakord.

Grupi i punës do t'i kërkojë shoqërisë CEZ a.s., pezullimin e procedurave të arbitrazhit deri në përfundimin e negociatave për zgjidhje me mirëkuptim, sipas afateve për të cilat është rënë dakord ndërmjet palëve. Në rast refuzimi nga ana e shoqërisë CEZ a.s., për fillimin e negociatave ose për pezullimin e procedurës së arbitrazhit,grupi i punës ngarkohet me marrjen e të gjitha masave për mbrojtjen e interesave të shtetit, duke përfshirë mbledhjen e provave, identifikimin e dëshmitarëve, angazhimin e ekspertëve në arbitrazh.

Free Traffic Exchange