A1 Report - Kremtohet në Tiranë Dita e Bashkimit Kombëtar të Italisë

2015-08-21 1

Ambasada italiane ka kremtuar Ditën e Bashkimit Kombëtar dhe Festën e Forcave të Armatosura italiane. 95 vite pas 4 nëntorit të 1917, përfundimit të Luftës së Parë Botërore ndërohet veprimtaria e ushtarakëve italianë nëpërmjet një pritjeje dhe ceremonie përkujtimore.

Pjesëmarrës në të ishin ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ambasadori i BE në Tiranë Ettore Sequi, oficerë të lartë të Forcave të Armatosura shqiptare, Atashetë Ushtarakë të akredituar në Tiranë dhe personalitete politike të vendit. Ambasadori Massimo Gaiani theksoi rolin e rëndësishëm të spektrit ushtarak për një botë të lirë e demokratike.

"Do të doja të kujtoja me rastin e kësaj dite të gjithë të rënët e luftrave, si dhe të përgëzoj rrugëtimin që pas shumë peripecish historike kemi ndërmarrë së bashku me bashkësinë ndërkombëtare për një botë të lirë, demokratike e të paqtë. Organizatat e rëndësishme ndërkombëtare, në radhë të parë Kombet e Bashkuara, e më tej Aleanca e Atlantikut dhe Bashkimi Europian përbëjnë të vetmet mjete të mundshme institucionale për një ndërhyrje efikase e të bashkërenduar midis shteteve ndaj për këtë arsye nevojitet të përmirësohen e fuqizohen vazhdimisht. Në këtë kuadër spektri ushtarak përfiton një rol vendimtar", u shpreh ambasadori Gaiani.