A1 Report - Berat, romët jetojnë në mëshirë të lëmoshës: Lypim për bukën e gojës

2015-08-21 5

Lëmosha e qytetarëve është e vetmja shpresë për të jetuar për një pjesë të komunitetit rom që banojnë në qytetin e Beratit. Ata shprehen se nuk kanë të ardhura të tjera, pasi me monedhat e falura sigurojnë bukën e gojës.

Lypja në rrugë, është e mënyra e vetme që një pjesë e romëve të qytetit të Beratit të sigurojnë bukën e gojës.

Ata shprehen se nuk kanë asnjë burim tjetër jetese, ndaj jeta e tyre varet nga lëmosha e kalimtarëve të rastësishëm, kur ata shtrojnë dorën për të lypur.

Kjo dukuri vihet re dukshëm jo vetëm në rrugët e qytetit të Beratit, por edhe në shumë qytete të tjera të vendit.