Nis mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Mbledhja është thirrur nga kreu i Këshillit, Aldrin Dalipi. Merr kështu fund ngërçi disamujor mes këshilltarëve të majtë dhe të djathtë për t'u mbledhur bashkë.
Pasi përfaqësuesi i LSI, Shezai Rrokaj u shpreh se: "Aldrin Dalipi duhet të ulet në vendin e kryetarit të Këshillit", këshilltari nga PD, Ferdinand Poni kërkoi që mazhoranca "të rikonfirmonte qëndrimin për Aldrin Dalipin". "Jemi kundër një votimi për të cilën kemi votuar. Ne konfirmojmë atë qëndrim që kemi mbajtur në 3 maj. Kërkojmë rikonfirmimin e Dalipit si kryetar këshilli", thanë këshilltarë të majtë.
Dhe me 32 vota, përfaqësuesi i majtë, Aldrin Dalipi u rizgjodh me 32 vota në krye të Këshillit Bashkiak.