A1 Report - Tahiri me prefektët: Të punohet më shumë për sigurinë publike

2015-08-21 0

Për menaxhimin e territorit, ndërtimet pa leje, si dhe aksidentet rrugore ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbledhur në takim drejtuesit e pushtetit lokal dhe 12 drejtorët e Policisë.

I pranishëm në takim ka qenë dhë kreu i bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika, i cili tashmë është marrë i pandehur nga organi akuzës pikërisht për ndërtimet pa leje.

Në këë takim ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka kërkuar nga drejtuesit e pushtetit lokal të punohet më shumë mbi sigurinë publike.

Takimi është zhvilluar ndërmjet Tahirit, prefekteve, drejtuesve të policisë, si dhe krerëve të bashkive pa praninë e mediave.

Ndër pikat e takimit kanë qenë ndërtimet pa leje, si dhe situatat e aksidenteve rrugore, konfirmuan burime nga brenda takimit.

I pyetur nga "A1 Report" vetë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se "ndërtimet pa leje dhe siguria publike janë diskutuar në tryezë. Diskutuam për aksidentet rrugore dhe emergjencat civile".

Ndërsa kreu i bashkisë së gjirokastrës Flamur Bime për "A1 Report" thotë se në qytetin e gurtë, Gjirokastër, shumë shpejt do të nisë prishja e ndërtimeve pa leje.

Free Traffic Exchange