A1 Report - Tiranë, Presidenti grek në Shqipëri, Papulias takohet me krerët e shtetit

2015-08-21 11

TIRANË - Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias filloi ditën e sotme axhendën e takimeve me përfaqësuesit më të lartë të Shqipërisë. Në orën 10:00, Papulias u takua në ambjentet e Presidencës me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishanin. Ceremonia e mikëpritjes u mbajt në oborrin përpara Presidencës dhe më pas Nishani e Papulias u futën në ambjentet e brendshme të godinës për të biseduar. Rreth 60 minuta më vonë, të dy Presidentët mbajtën një deklaratë për shtyp. Pas takimit me Nishanin, Presidenti grek iu drejtua ambjenteve të zyrave të Kuvendit për një takim me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta. Presidenti Papulias do të qëndrojë për një vizitë 3 ditore në Shqipëri. Papulias mbërriti dje rreth orës 15:30 në aeroportin e Rinasit për një vizitë zyrtare me ftesë të Presidentit Nishani. Ai dje u takua me kreun e PBDNJ, Vangjel Dule dhe mori pjesë në një meshë të zhvilluar në koshën Ortodokse Shqiptare.