A1 Report - Fier, mungesa e semaforëve shkakton kaos në lëvizjen e mjeteve

2015-08-21 1

FIER - Qarkullimi i automjeteve në rrugët kryesore të qytetit të Fieri gati në cdo orë të ditës shkakton një kaos për drejtuesit e mjeteve, apo edhe për vetë këmbësorët. Shkak është bërë mungesa e sinjalistikës rrugore. Rrugët nuk orientohet nga semaforët, pasi prej kohësh kanë dalë jashtë funksionit.
Një tjetër problem që vihet re dukshëm në qytetin e Fierit është edhe mungesa e sinjalistikës horizontale.
Ndërkohë, nuk janë të pakta edhe rastet që si pasojë e mungesës së sinjalistikës rrugore dhe funksionimit të semaforëve të shënohen aksidente, shpesh edhe me pasoja në njerëz.

Free Traffic Exchange