A1 Report - Zgjedhjet në Kosovë, ekstremistët serbë kërcënojnë serbët të mos votojnë

2015-08-21 1

Kosova mban sot zgjedhjet vendore, në të cilën për herë të parë janë ftuar të marrin pjesë dhe serbët e Kosovës që prej shpalljes së pavarësisë në 2008.

Ndërkohë që procesi i votimit po ecën relativisht i qetë, në veri të Kosovës ku banojnë serbët raportohen presione dhe kërcënime për të mos votuar.

Ministrja e Integrimit në Kosovë, Vlora Çitaku thotë se ekstremistë po kërcënojnë votuesit në veri. Edhe KQZ denoncoi se disa grupe të caktuara "nuk janë duke lejuar qytetarët që lirshëm të shprehin vullnetin e tyre qytetar për të votuar".

Zgjedhjet konsiderohen si një provë për funksionimin e demokracisë në vend, por dhe si një test për marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë. Votimi u zyrtarisht u hap në orën 07:00 dhe do të mbyllet në orën 19:00.

Janë 2 mijë e 366 qendrave të votimi në të gjithë Kosovën dhe janë thirrur të hedhin votën e tyre afro 1.8 milionë votues për kandidatët e 103 subjekteve politike për kryetar të komunave dhe këshillat (asambletë) komunalë.