Media e huaj, për Lazaratin: Nga hashashi intoksikohen njerëzit

2015-08-21 2

Në Shqipëri i gjithë fshati Lazarat kultivon marijuanë, ky është titulli i një artikulli të botuar në gazetën italiane "Corriere della Sera" . Sipas kësaj gazete, i vetmi vend që është i pa prekur nga kultivimi i kanabis, është pjesa e varrezave të këtij fshati.

Era e fortë e marijuanës ndihet që në hyrje të Lazaratit, ajri të krijon djegje të grykës dhe shumë njerëz rreth e qark kolliten. Fshati ka 4 mijë banorë, ndërsa rreth 70 persona të gjinive dhe moshave të ndryshme kanë përfunduar në spital si pasojë e intoksikimit nga lënda narkotike.

Gazeta italiane, pasqyron faktin që policia shqiptare dhe gazetarët lokalë dinë gjithçka ndodh aty edhe pse nuk arrijnë të hyjnë në atë vend i cili cilësohet si "Fshati i Marijuanës", "Kryeqyteti i Hashashit" apo "Republika e barit".

Në këtë artikull thuhet se në Lazarat gjenden 350 mijë rrënjë të mbjella, të kultivuara në 320 hektarë tokë. Sipas Guardia di Finanza italiane çdo vit, nga Lazarati dalin 900 tonelata të këtij prodhimi, për një vlerë tregu të barabartë me 4,5 miliardë euro.

Free Traffic Exchange