A1 Report - Impianti i asgjësimit të armëve nuk është më në Qafë Mollë

2015-08-21 3

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar Shqipërisë të pranojnë armët kimike të dorëzuara nga Siria, që janë të destinuara të asgjesohen: Nëse arsyeja e kësaj kërkese është fakti që Shqipëria zotëron në Qafë Mollë një impiant për asgjësimin e armëve kimike të ndërtuar në 2003 për të shkatërruar arsenalin kimik kinez, atëherë kjo arsye bie. Në fakt në Qafë Mollë, ai impiant i përdorur mes 2004 dhe 2007 për të asgjësuar 16 ton gaz mostard, nuk ekziston më.

Fakti bëhet i ditur nga gazetarët e A1Report, televizioni i parë që ka mundur të filmojë bazën e Qafë Mollës nga jashtë. Përmes krahasimit të pamjeve ekskluzive të bazës, të filmuara të shtunën dhe fotove të së njëjtës bazë të shpërndara nga ekspertët amerikanë që koordinuan projektin e çarmatimit të arsenalit kimik kinez të mbetur nëpër depot ushtarake shqiptare, duket qartë se pjesa qendrore e impiantit është hequr.

Siç shihet në këtë foto të 2004 impianti i prodhuar nga një firmë gjermane dhe i instaluar në Shqipëri ishte i përbërë nga një strukturë e madhe e bardhë e lidhur me sisteme ajrimi, asgjësimi dhe impiante të tjera elektronike brënda të cilëve ndodhte asgjësimi i armëve kimike.

Free Traffic Exchange