Kanë vazhduar edhe ditën e sotme prishjet e objekteve të cilat janë brenda zonës ku do të ngrihet shetitorja "Lungo mare". Që në orët e para të mëngjesit, fadroma e skrepa te INUK-ut, kanë rrëzuar disa objekte brenda plazhit publik në Ujë të Ftohtë të cilët kishin leje provizore dhe që shërbenin gjatë periudhës së verës si bare, restorante dhe kafeteri.
Ndërkohë, gjatë orëve të drekës fadromar i janë drejtuar ndërtesave që ndodhen në zonën e njohur si "Rrapo" po në Ujë të Ftohtë ku u prishën piceri, lokale dhe objekte tëe cilat kishin leje provizore.
Prishjet janë bërë deri në kufirin e pallatit shumë katësh i Lul Bashës, në ujë të ftohtë i cili ka marrë territor në det. Gjatë orëve të drekës ka pasur edhe dhjetëra forca policie, ata të Ndërhyrjës së Shpejtë, policisë së rendit dhe asaj të qarkullimit që ka devijuar trafikun e automjeteve.