Krujë, prishja e furrave të gëlqeres përplasen pronarët me policinë

2015-08-21 1

Mes perplasjesh dhe kundërshtimesh nga ana e pronarëve është shoqëruar aksioni i ndërmarrë nga Ministria e Mjedisit dhe INUK për bllokimin e furravë të gelqerës që ushtrojnë aktivitetin e tyre në rrethin e Krujës. Pronarët e furrave nuk kanë lejuar punonjësit e Ministrisë

Mjedisit dhe efektivët e policisë për pezullimin e aktivitetit të furrave të gëlqeres. Ata thonë se furrat e gelqeres janë i vetmi burim jetese që kanë, ndërsa ankohen se nuk janë njoftuar për aksionin e ditës së premte.

Megjithatë, pavarësisht resitencës së ndeshur, aksioni ka vijuar ku eksvatorët kanë nisur punën për shembjen e furrave gëlqerore, të cilësuara si shkaktarët kryesorë të ndotjes së ambjentit në Krujë. Kryeinstproti I mjedisit, I pranishëm në këtë aksion tha se aktiviteti I guroreve do të vijojë, mbrapa malit të Krujës, duke lejuar prodhimin me lende që nuk janë ndotëse të mjedisit.

Free Traffic Exchange