A1 Report - Kuvend, Rama: Do i heqim monopolet, Berisha: Do i vini

2015-08-21 1

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në sallën e Kuvendit se, qeveria që ai drejton është e vendosur të heqë të gjitha ato biznese që janë bërë monopol në Shqipëri.

Duke folur nga foltorja e parlamentit, Rama tha se çdo kompani do të ketë respektin më të madh por dhe do të jetë e detyruar të përgjigjet një më një për çdo detyrim.

Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi qeverinë e sotme se është duke u shkuar nëpër banesa biznesmenëve duke i larguar jashtë Shqipërisë. "Po largoni biznese për të vënë monopolet tuaja", tha Berisha.

Seanca është shoqëruar me debate, replika e kundëreplika në sallën e Kuvendit, mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeminsitrit Sali Berisha edhe për për ndërmarrjen e operacionit "Fund marrëzisë", ku u bllokuan lojërat e fatit. "Krimi ekonomik me lojërat e fatit, kishin mbështetjen e Berishës dhe Nokës. "Po i hap rrugën vëllaçkos dhe Hakmarrjes për drejtësi"- tha ish kryeministri Berisha.

Debate në Parlament pati dhe për dhënien me koncesion të Portit të Durrësit. Deputetët e PS-së kërkuan anulimin e koncensioneve dhe heqjen e monopoleve të transportit ajror. Nga ana e tij deputeti i PD-së Sokol Olldashi, ish ministër i Transporteve tha se koncensionet janë dhënë mbi bazën e një procedure transparente dhe qeveria mund ta verifikonte.

Kuvendi dha sot pëlqimin për riemërimin e Bashkim Dedës në krye të Gjykatës Kushtetuese. 126 deputetë votuan pro, asnjë kundër, asnjë abstenim ndërsa 14 deputetë nuk morën pjesë në votim pasi nuk ishin të pranishëm. Pro votuan edhe Bashkim Fino dhe Erion Braçe.

Po kështu Projektligji "Për Sigurinë në Aeroporte dhe Porte" u miratua me 126 vota.

Ndërkaq, Kuvendi miratoi me 125 vota edhe Projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet KM e qeverisë së Indisë, për shmangien e tatimit të dyfishtë e parandalimin e evazionit fiskal".