Ligji për filmin, heshtë ministra e kulturës

2015-08-21 0

Ministria e kulturës heshtë ndaj reagimeve të shumta të Shoqatës së mediumeve elektronike private dhe Asociacionit të televizioneve private kombëtare rreth ligjit për veprimtari filmike. Dje Shoqata e mediumeve elektronike private këtë ligj e cilësoi si goditje për mediumet, ndërsa Asociacioni i televizioneve private kombëtare paralajmëroi se nga Gjykata Kushtetuese do kërkojë shqyrtimin e ligjshmërisë së këtij ligji. Me ligjin për veprimtari filmike që duhet të hyjë në fuqi nga janari i vitit të ardhshëm, 1.1 % nga të ardhurat bruto të televizioneve në nivel vjetor, do të përfundojnë për Agjencinë e filmit, që duhet të formohet në vend të Fondit të filmit që ka funksionuar deri tani. Mediat sqaruan se ato paguajnë të punësuarit e tyre, ndajë mjete për kontribute, pajisje dhe tatime. Sipas tyre, ato janë shumë para, ndërsa shpesh vitin mund ta përmbyllin edhe me minus. Me këtë ligj goditur edhe operatorët kabllovik që do duhet të paguajnë 2.5% nga të ardhurat e përgjithshme. Drejtori teknik i Tele Kabel, Zoran Iliev, deklaroi se ligji është joreal dhe se gjatë miratimit të ligjeve të këtilla, duhet të konsultohen edhe palët e goditura të cilat në këtë rast nuk janë konsultuar fare dhe ligji është miratuar pa debat. Nga operatori Blizu, ende po shqyrtojnë ligjin dhe shumë shpejtë do dalin me qëndrim. Subjektet që sigurojnë vetëm shërbime të internetit, sipas ligjit do duhet të paguajnë 2.5%, ndërsa personat juridik që bëjnë transmetim filmik në kinema, do të ndajnë 5% nga të ardhurat vjetore. Nga Telekomi i Maqedonisë dhe nga ONE, thonë se nuk janë informuar për këtë ligj dhe se do e komentojnë pasi ta shqyrtojnë. Sipas ligjit, ato që organizojnë lojëra të fatit ose lojëra zbavitëse, do duhet të paguajnë 1.3%. I vetmi që ka mbështetur ligji është drejtori i lotarisë shtetërore, Vladimir Bahçovanovski. Ai tha se do e respektojë ligjin pasi i njëjti është pjesë e rregullave pozitive ligjore. Bojana Simonoviq