A1 Report - Itali, moda e re për shqiptarët dërgojnë hashash me skutera uji

2015-08-21 1

I quajtur me të drejtë plotësisht si "modë e re", policia italiane ka zbuluar dje në mëngjes metodën e përdorur për të kryer transportin e peshave të konsiderueshme të marihuanës. Kësaj radhe nuk kishte varkë që i afrohej bregdetit e që mund të ngjallte dyshime, por një çift skuterash uji, në të cilën kishin ngjitur dy kanoe. Të paktën 361,8 kilogramë u gjet dje në Torre Veneri, një lokacion jo shumë larg nga Frigole, e cila është edhe një nga pikat e nxehta të trafikut të drogës dhe armëve, për shkak se bregdeti në dimër është pothuajse i shkretë. Zbarkimi ishte duke u zhvilluar në orët e hershme të ditës, por gjithçka mbahej nën vëzhgim nga skuadra e policisë së Leçes, e drejtuar nga asistent/shef Rocco Carrozzo.

Mjeti që përdorej për transport, ka befasuar edhe zyrtarët më me përvojë të policisë, për shkak se dy trafikantët janë larguar menjëherë me shpejtësi të madhe. Oficerët gjetën objektet shkëputura përgjatë bregdetit, të cilat ishin me formë vezake, ta bërë me tekstil dhe me fije qelqi, ku kanoet ishin ngjitur bashkë. Përgjatë bregdetit u gjetën edhe 4 çanta me drogë. Policia tha se ai është vendi ku droga u soll erdhën nga dy korrierë misteriozë, ndoshta nga Shqipëria. Policia shton se ata janë me siguri shqiptarë, për shkak të veprimeve që nuk guxon askush tjetër ti bëjë, sidomos në largimet pa lënë gjurmë, si një një film aksion.