A1 Report - OSBE: Reforma territoriale të garantojë pavarësinë e vendorit

2015-08-21 0

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Florian Raunig, paraqiti sot, në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, raportin për gjendjen në Shqipëri dhe veprimtarinë e Prezencës, për periudhën shtator 2012 -- tetor 2013.

Raporti i përbërë nga 14 faqe vëren se zgjedhjet e 23 qershorit ishin të qeta dhe kalimi relativisht i qetë i pushtetit shënuan një përparësi domethënëse në Shqipëri megjithë mjedisin e vështirë ekonomik dhe politik ku ndodhet Shqipëria. Raporti vëren se qeveria e PS-së dhe LSI-së erdhi në pushtet me një program ambicioz duke i shpallur luftë korrupsionit dhe krimit.

Megjithëse atmosfera mosbesimi mes dy forcave politike njollosi mjedisin politik raporti përfundimtar i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve i Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR)doli në përfundimin se zgjedhjet "ishin konkurruese, me pjesëmarrje aktive qytetare gjatë gjithë fushatës dhe respekt të mirëfilltë për liritë themelore".
OSBE vëren se dialogu konstruktiv qeveri-opozitë është domethënës për integrimin dhe se Shqipëria duhet të vijojë reformën në administratën publike.

Free Traffic Exchange