TIRANË - Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të miratonte mes debateve nisjen në datën 4 nëntor të punës së Gjykatave Administrative. Deri të hënën kur duhet të fillojnë nga puna të shtatë gjykatat në rang vendi, na ndajnë dhe 4 ditë.
Nga një vëzhgim i A1 Report në Gjykatën Administrative të Tiranës, aty ndodhet aty vetëm roja private. Dyert janë të mbyllura, askush nuk punon, por nuk ka qoftë edhe një tabelë për të informuar publikun se ç'farë është kjo godinë.
E ndërsa për qytetarët mungon dhe një tabelë që do ti informonte se ç'farë është ky institucion nga privatët ka nisur procesi i instalimit të zyrave të avokatisë.
Zyra e shtypit e kontaktuar nga A1 Report në Ministrinë e Drejtësisë, bën me dije se ditën e hënë kur do të nis nga puna kjo gjykatë do të bëhet publike dhe mënyra e funksionimit si dhe procesi i transferimit të dosjeve nga gjykata aktuale e rrethit.
E ndërsa në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ministri i Drejtësisë, Nasip Naço kërkoi plotësimin e këtyre gjykatave për të qenë fuksionale si në administratë dhe në logjistikë dhe me shumicë votash këshilli vendosi datën 4 nëntor.