A1 Report - Kuvend, Berisha: Shkritë policinë rrugore, Tahiri: Latë kriminalitet të shumëfishuar

2015-08-21 0

Në seancën e sotme parlamentare ish-kryeministri dhe deputeti i PD, Sali Berisha akuzoi se ministria e Brendshme shkriu policinë rrugore sepse i mori makinën me karrotrec ministrit aktual 5 muaj më parë. Nga ana e tij ministri Tahiri tha se nga qeveria e kaluar trashëguan një situatë kriminale të shumëfishuar. "Gjatë 8 viteve si Kryeministër ju nuk jeni çuar kurrë në këtë foltore për tu përgjigjur për situatën e aksidenteve në vend", tha ministri Tahiri gjatë fjalës së tij.