TIRANE - Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Gjet Ndoj është shprehur dje A1 Report dhe Shqiptarja.com se institucioni që ai drejton është shumë i rëndësishëm sepse ka lidhje "me gjithë pasurinë materiale dhe shpirtërore të kombit shqiptar".
Ndërsa nis të tregojë rëndësinë e kësaj trashëgimie që dëshmon së pari identitetin kombëtar, Gjet Ndoj shprehet se "është një besim shumë i madh ai që i ka dhënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama" dhe më tej shprehet se "kjo gjë e ka inkurajuar atë që të ketë disa objektiva ambicioze", ku rrëfen në këtë intervistë se puna e tij do të nis, jo vetëm duke ruajtur traditën, por edhe duke realizuar atë që ka munguar në Arkivin Qendror të Shtetit që sipas tij "të jetë i askesueshëm dhe i hapur për gjithë dhe të ruajë atë që çdo gjë të dalë në dritë për të gjithë njerëzit e interesuar dhe jo në mënyrë të selektuar".
Po cilat janë gabimet e drejtueshme të mëparshëm? Zbardhje dosjesh në mënyrë selektive, zhdukje e disa dosjeve të tërhequra me firmën e ish-drejtoreshës së Arkivit të shtetit dhe mbyllja e dyerve për studiuesit. Këto janë disa nga akuzat që ngre drejtori i ri i Arkivës Qendrore të Shtetit Gjet Ndoj