Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e radhës projektligjin e buxhetit faktik për vitin 2012. Po kështu gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë u miratua projektiligji për një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj amerikane, qëllimi i së cilës është zbatimi i projekteve me interes të përbashkët.
Mbi bazën e kësaj marrëveshje parashikohet finacimi i shumë projeketeve në fusha të ndryshme nga USAID.
Ndërkohë Këshilli i Ministrave vendosi rikthimin në detyrë të kryetarit dhe punonjësve te tjerë të AKEP, të cilët u pushuan nga puna pas prishjes së koalicionit mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Me vendim të Këshillit të Ministrave u miratua edhe një shtesë fondesh për ministrinë e Mbrojtjes, atë të Brendshme, si dhe ministrinë e Zhvillimit Urban.
Tjetër vendim i miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë ka qenë miratimi i një shtese fondesh për rehabilitimin e territorit, si dhe miratimi i marrëveshjes me KE në kuadër të IPA-s.