FRD: Të mbështesim ato parti, që kanë pjesë nga programi ynë

2015-08-21 1

"FRD duhet të mbështesë forca politike, që përfshijnë në misionin e tyre për ndërtimin e shtetit edhe pjesë nga programi elektoral i FRD-së". Ky ka qenë propozimi që ka dalë nga anëtarët e kryesisë së FRD--së në mbledhjen që u zhvillua sot paradite në selinë qendrore të FRD-së në Tiranë e kryesisë së partisë.

Kryetari Bamir Topi theksoi gjatë fjalës së tij se sot FRD-së i duhet të përballojë një situatë të re politike pas zgjedhjeve të 23 qershorit dhe ai shtoi se gjatë zgjedhjeve të 23 qershorit u konstatua se PD është larguar vlerave të pluralizmit të politik. Topi u kërkoi forumeve drejtuese të partisë të vazhdojnë me intensitet veprimtarinë politike dhe nga ana tjetër të punojnë për të rritur numrin e mbështetësve në çdo qark.

Sekretari i përgjithshëm, Gazmend Oketa dha hollësi rreth takimeve që kanë zhvilluar në qarqe drejtuesit e lartë të FRD-së. Ai tha se analizat e degëve në qarqe u karakterizuan nga një frymë bashkëbisedimi, si dhe mirënjohjeje dhe respekti për ata që kanë kontribuar në rrugëtimin 18-mujor të FRD-së.

Free Traffic Exchange