Mirditë, Gjergj Simoni sjell një ekspozitë me piktura

2015-08-21 7

Gazetar Elkier Bushkolaj. Krahina e Mirditës, e cila njihet gjërësisht për historinë e saj të lavdishme dhe kontributin në të gjitha ngjarjet e rëndësishme të kombit tonë, prej kohësh është lënë në harresë.

Po drejtuesit e palodhur të kulturës në këtë qytet, herë pas herë bëjnë përpjekje që nëpërmjet aktiviteteve të shumta të nxjerrin një pah dashurinë për artin dhe kulturën që kanë banorët e kësaj krahine.

Një ndër ta është edhe piktori i mirënjohur, Gjergj Simoni, i cili nëpërmjet një ekzpozite me piktura, shpalos bukuritë e shumta natyrore dhe vlerat historike të kësaj krahine.

Abstraksion nga sitja e thellë e reales, peisazhi natyror dhe kompozimet e ndryshme janë kryefjalë e këtyre punimve artistike.
Punimet e piktorit Gjergj Simoni janë të hedhura në vaj dhe akrilik, ndërsa bie në sy koloriti i shumtë i përdorur në të gjitha punimet e tij, për të cilat i konsideron si një burim frymezimi për ndjesinë e të mirës ndaj së keqes, kjo si pjesa kryesore e artistëve.