Gjosha: Fuqizimi i statusit të gruas në fokus të politikave tona gjinore

2015-08-21 0

"Politikat tona synojnë fuqizimin e rolit të gruas", u shpreh sot Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha gjatë konferencës "Gruaja dhe Integrimi", të organizuar nga ministria e Integrimit. Gjosha tha se barazia mes grave dhe burrave është një nga parimet thelbësore të BE-së.

"Miratimi dhe zbatimi i ligjit për barazinë gjinore në shoqëri, për masat ndaj dhunës, në marrëdhëniet familjare si dhe ligjet për mbrojtjen ndaj diskriminimit, janë hapa konkretë dhe shumë të rëndëishsme në fushën e mbrojtjes të drejtave të njeriut nën frymën dokumetave ndërkombëtar dhe një detyrim i përmbushur në kuadër të plotësimit të standarteve dhe aspiratave të qeverisë shqitare për anëtarësimin në BE. Qeveria shqiptare i ka shpallur luftë pa kompromis trafikimit të qënieve njerëzore dhe veçanërisht të grave dhe fëmijëve si dhe luftës kundër dhunës në familje", u shpreh Gjosha.