Një grua e dhunuar nga bashkëshorti i saj në Elbasan rrëfen historinë e saj tronditëse, dhe rinisjen nga e para pasi denoncoi dhunën.
Në të njëjtën kohë, ajo u bën apel edhe të gjitha grave të mos heshtin, por të denoncojnë rastet e dhunës ndaj tyre.
Mendonte se ishin vitet e saj më të lumtura, por në fakt ndodhi krejt e kundërta. Në vend të dashurisë, respektit e një familje të shëndoshë, nga martesa ajo mori vetëm dhunë, lot dhe urrejte.
Kjo është historia e Vjollca Rabijaj nga Belshi, e cila rrëfen se gjatë 5 viteve martesë bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë sistematike, derisa e detyron atë t'i drejtohet Forumit të Gruas në Elbasan për ndihmë.
Avokatja pranë Forumit të Gruas në Elbasan, Teuta Hoxha, thotë se numri grave të cilat kërkojnë divorc gjatë dy viteve të fundit është 160.