Dajti: Të zhvarroset trupi i Kastriot Feskaj, nuk e kam vrarë unë

2015-08-21 14

Dritan Dajti lëshon sërish akuza të forta nga salla e gjyqit. Dajti ka kërkuar zhvarrimin e trupit të Kastriot Feskajt, efektivit të policisë që gjeti vdekjen në operacionin për kapjen e këtij të fundit. Sipas Dajtit në trupin e Feskajt ndodhet një predhë e cila qëllimisht ende nuk është ekzaminuar nga prokuroria.

E pikërisht në këtë predhë, deklaroi Dajti para gjykatës, është dhe përgjigja se kush ka vrarë Kastriot Feskajn, në ngjarjen e 7 gushtit të vitit 2009. Trupi gjykues i kryesuar nga Idriz Milkurti, ka vendosur që për këtë kërkesë të shprehet në një moment tjetër gjykimi, ndërsa i pandehuri ka deklaruar se në seancën e radhës do të bëjë me dije dhe autorin i cili ka qëlluar pas krahëve, Feskajn.

Kastriot Feskaj gjeti vdekjen në operacionin e 7 gushtit të vitit 2009, ku si pjestarë i njësisë special të policisë Gos shkuan në Golem për të arrestuar Dritan Dajtit. Sëbashku me feskajn gjetën vdekjen dhe 3 kolegët e tij Saimir Duçkollari, Fatos Xhani e Altin Dizdari.