Mazhoranca hedh poshtë kërkesën e opozitës për shkarkimin e Veljanoskit

2015-08-21 0

Me kërkese të shumicës së deputetëve, nga rendi i ditës u largua sot iniciativa e LSDM-së opozitare për shkarkimin e krye parlamentarit Trajko Veljanovski. Sipas tyre kjo iniciativë është joserioze dhe se me të dëshirohet vetëm të shkaktohet problem shtesë në punën e Kuvendit. Nga VMRO-DPMNE kërkuan që organi ligjvënës të mos keqpërdoret për përplasje partiake pasi ka çështje tjera më të rëndësishme, si vazhdimi i dialogut në kuadër të grupit punues për realizimin e raportit të komisionit hetimor si dhe buxhetin për vitin e ardhshëm.

"Iniciativa e LSDM-së është e pabazë dhe nuk ka të bëj me asnjë aspekt të punës së parlamentit. Kuvendi nuk mundet dhe nuk guxon të përzihet në kompetencat e pushtetit gjyqësor, në veçanti nuk guxojmë të deklarohemi dhe të japim qëndrime politike për procedura gjyqësore që janë në rrjedhë. Ajo do të ishte mënyrë e vrazhdë e presionit ndaj vendimeve gjyqësore dhe qasjes së organeve gjyqësore", deklaroi Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE.

Në reagimin e tyre, deputetët e opozitës këtë akt e quajtën si precedent pasi kjo e drejtë garantohet me Kushtetutë.

"Kush jeni ju që të jeni mbi kushtetutën, ligjin për parlament, dhe rregulloren?...Pse frikoheni nga debati për Trajko Veljanovskin, a është ai i shkëlqyeshëm, efikas dhe se respekton kushtetutën dhe ligjin, atë tregoni në foltore dhe t'i themi argumentet. Ai që ik dhe pamundëson debat tregon se nuk ka argument, dhe ju sot atë e bëtë, u vendosët mbi kushtetutën. Mjerim, frikoheni nga ajo që e din opinion. Shtrohet pyetja cilat mekanizma tjerë juridik në këtë anarki do t'i përdorni. Bravos, e shpëtuat Trajko Veljanoskin nga një debat njëditor, ja e keni falas, urime, e varrosët Maqedoninë", tha Igor Ivanovski, LSDM.

Kreu i Kuvendit dhe deputetë tjerë të VMRO-DPMNE theksuan se praktika të tilla ka pasur edhe më herët ndërsa për të debatuar për përgjegjësin e cilit do funksionar, ata kërkuan që ajo të jetë në formë të interpelancës. Gjatë debatit të sot nuk munguan edhe fyerjet dhe akuzat e ndryshme mes deputetëve si dhe të qeshurat e herë pas hershme për debatin e zhvilluar për këtë pikë të rendit të ditës. Gjyltene Rexhallari

Free Traffic Exchange