Hovit: Emri nuk është pengesa e vetme

2015-08-21 1

Nuk është e vërtetë se çështja e emrit është pengesa e vetme për procesin euro-integrues të Maqedonisë, thotë raportuesi për vendin tonë në Parlamentin Evropian, Riçard Hovit . Në një intervistë për emisionin " 15 Minuta" në Alsat , që sonte emitohet në ora 22. 40 minuta , Hovit thotë se pozicioni evropian nuk është përmbledhur në rekomandimin për fillimin e negociatave, por në përmbajtjen e tërë të raportit vjetor të Komisionit Evropian.

"Të pretendosh se kushtëzimi politik nuk funksionon dhe për atë si ta kthejmë spiralen në rënie, sipas mendimit tim, është e mundur me fillimin e negociatave për aderim. Unë do të japë një rekomandim pozitiv, duke mos i fshehur pjesët kritike dhe shqetësimet, por në përgjithësi duke pranuar se negociatat do të bëjnë mirë në arritjen e objektivit të reformave, sesa shtyrjen e fillimit . Është e rëndësishme , jo vetëm qeveria, por të gjithë në këtë vend të kuptojnë se qëndrimi evropian nuk është i përmbledhur me rekomandimin pozitiv . Ai është përmbledhur në analizën e raportit të KE-së , i cili tregon shqetësime për çështjet lidhur me demokracinë, të drejtat e njeriut , lirinë e mediave në këtë vend . Kjo intervistë ,vizita dhe bisedat që i kisha janë bazuar në faktin se nuk është vetëm çështja e emrit. Ajo nuk është çështja e vetme për tu shqetësuar, nuk është e saktë të thuhet se ajo është pengesa e vetme për të ecur përpara në procesin e anëtarësimit , është shumë thjeshtë dhe lehtë të thuhet ashtu", tha Riçard Hovit, raportues për Maqedoninë në PE. Alsat-M

Free Traffic Exchange