A1 Report - Rama: Reformë tërësore në fushën e artit dhe kulturës

2015-08-21 2

TIRANË - Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, kanë prezantuar drejtorët e Teatrit të Operas dhe Baletit, Ilir Kërni dhe atij të Galerisë së Arteve, Artan Shabanin si dy njerëz që do të kontribuojnë në fytyrën e re të artit e kulturës.

Fillimisht fjalën e mori, ministrja e Kulturës, e cila prezantoi dy drejtorët e rinj për të cilët u shpreh se kanë para një sfidë.
Nga ana e tyre dy drejtuesit e rinj premtuan punë për të ngritur në standarde Teatrin e Operas dhe Baletit dhe Galerinë e Arteve. "Jam i angazhuar për të mbështetur një reformë tërësore dhe rrënjësore të sistemit tonë të kulturës dhe të arteve ku sot ndihen dhe preken gjurmët e një rrënimi të papranueshëm. Përgëzime për rezistencën e madhe në kushtet kaq të pafavorshme dhe një shfrytëzimi aq të gjatë të injorancës politike mbi botën tuaj. Kam besim se nën drejtimin e Kumbaros dhe ju me të gjithë njerëzit e artit e kulturës për mes dialogut përgjegjësisë reciproke do të hapim një faqe të re të kulturës për mbrotjen e thesarit të trashëgimisë kulturore, promovimin e talenteve, vlerave bashkëkohore dhe rritjen e cilësisë së edukimit artistiko- kulturor. Një reform që do të diskutohet gjerësisht me dy njerëz me histori suksesi jo vetëm në Shqipëri por dhe jashtë atdheut"- deklaroi Rama gjatë fjalës së tij.