A1 Report - Përgjimet, NSA jep shpjegime në Dhomën e Përfaqësuesve

2015-08-21 0

SHBA - Gjatë ditës së martë, drejtuesit e Agjensisë së Sigurimit Amerikan u paraqitën para Komisionit të Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve për të dhënë shpjegime për skandalin e përgjimeve. Drejtori i NSA, Keith Alexander, u mbrojt duke thënë se agjensia që ai drejton fokusohet në parandalimin e sulmeve në tokën amerikane dhe të aleatëve të tyre dhe se vepron nën një mbikqyrje strikte.

Sipas tij, raportimet e mediave për përgjimet në Francë, Spanjë dhe Itali ishin tërësisht false. Ai shtoi se disa nga dokumentat e zbuluara nga Edward Snowden, ishin mbledhur jo vetëm nga Agjensia e Sigurimit Kombëtar, por ua kishin dhënë vetë aleatët e tyre të NATO-s.
I thirrur në këtë seancë dëgjimi ishte edhe Drejtori i Inteligjencës Amerikane, James Clapper.

Clapper nga ana e tij, tha se një nga misionet thelbësore të agjensive të inteligjencës së SHBA-së është të kuptojë qëllimet e liderëve të huaj, por pa bërë emra. Sipas tij, edhe aleatët e huaj kishin përgjuar liderët amerikanë dhe shërbimet e inteligjencës së vendit të tyre.

Clapper shtoi se spiunimi i liderëve të huaj ishte një parim bazë i operacioneve të inteligjencës. Ai tha se puna e agjensive të inteligjencës ishte brenda rregullave të ligjit, por pranoi se në disa raste kishin gabuar.

Free Traffic Exchange