Çelet Zyra e Karrierës Frankofone tek Fakulteti i Shkencave të Natyrës

2015-08-21 1

Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës është çelur Zyra e Karrierës Frankofone, një bashkëpunim i Ambasadës Franceze dhe Universitetit të Tiranës.

Ambasadorja franceze Christine Moro, e cilësoi këtë bashkëpunim si mundësi e mirë për njohjen e frankofonisë, ndërsa Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, si një ish-studente e Fakultetit të Shkencave Natyrore premtoi mbështetje politike drejt zhvillimeve të tilla.

Ambasadorja Franceze Christine Moro i vuri rëndësi marrëdhënies së Shqipërisë me botën frankofone, duke theksuar se Zyrat e Karrirës janë një mundësi e mirë njohjeje edhe e gjuhës dhe kulturës franceze.