Komiteti i Stabilizimit: Plotësoni detyrimet e progres-raportit të KE

2015-08-21 0

Pas punimeve dy ditore të zhvilluara në Tiranë, kryetarët e Komitetit të Stabilizim -Asociimit kanë dalë në një deklaratë të përbashkët për shtyp, për të vënë në dukje jo vetëm arritjet e deritanishme, por më së shumti, detyrimet që rrjedhin si nevojë për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Kryetarët Taulant Balla dhe Eduard Kukan, e cilësuan mjaft pozitiv qëndrimin e KE-së për marrjen e statusit, por theksuan domosdoshmërinë e përmbushjes së rekomandimeve të dhëna nga ky komision.

Rezoluta e Komitetit të Stabilizimit e ka konsideruar përfshirjen dhe konsensusin mes palëve, si një pikë kyçe për të çuar përpara integrimin.

Si Balla, ashtu edhe Kukan i kanë bërë thirrje Komisionit europian që ta zbatojë këtë rekomandim pa vonesa. Komiteti ftoi pozitën dhe opozitën që të vijojnë bashkëpunimin ndërpartiak dhe të kontribuojnë në reformat kyçe.