Act Now dhe rojet e Kepit të Rodonit marrin çmim nga ambasada e SHBA

2015-08-21 0

E kthyer tashmë në një traditë, Ambasada Amerikane ka vlerësuar me një çmim, rojet e Kepit të Rodonit, një grup nismëtaresh të Act Now-Vepro Tani, të cilët kanë pastruar plazhin e Kepit të Rodonit dhe ambjentin për rreth nga mbeturinat plastike.

Gjatë fjalës së tij në këtë aktivitet, ambasadori Aleksandër Arvizu ka vlerësuar punën e bërë nga vullnetarët, ndërsa ka theksuar se ndonëse Shqiperia ka bukuri të rralla natyrore, ndotja e mjedisit në mbetet ende një problem dhe kjo gjë sipas tij kërkon përpjekje kolosale nga qeveria qendrore, vendore dhe biznesi.

"Është kënaqesi që mund të mirepresim në fakt rojet e Kepit të Rodonit të cilët ishin shumë guximtarë që hynë në ambasadë sot në mëngjes. Ndonëse është në fakt fundi i muajit Tetor ne në fakt po japim nje çmim që vlerëson nismën e ndërmarrë në muajin Shtator. Ndonëse jemi pak me vonesë përsëri po përpiqemi që të kapim kohën", tha Arvizu.

Free Traffic Exchange