Pas publikimit të lajmit në Alsat për fillimin me restrikcion të ujit nga java e ardhshme, kanë reaguar banorët të qytetit të Tetovës, të cilët, kërkojnë nga kryetarja e komunës që të zgjidh këtë problem sa më shpejtë që është e mundur.
"Është koha më afati i fundit është që të zgjidhet problem i ujit se mileta ka problem gjithnjë me ujin. Katastrofë është kjo nevojat elementare populli nuk i bën dot pa ujë".
"Ai problem është dashur të zgjidhet që më herrët jo tashi, pot ash çashtu e vendosin edhe ashtu mbet. Tetova ka problem me ujin ka pasur dhe do ketë por sa do shkojë nuk e di. Komuna ta regullojë sa më shpejt se ka nevojë populli për ujë".
"Kjo është realja nvaret nga reshjet e shiut që kanë munguar kjo është, po duhet edhe ujësjellësi i ri të ndërtohet presim së shpejti të mbaroj edhe kjo, komunës do I kasha kërku pastërti më të madhe ujësjellësi të angazhohet që të kemi më shumë ujë kjo është".
"Restrikcion mundë të kemi shumë vite dhe sërisht nuk do zgjidhet", u shprehwn banorwt.
Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, thotë se problemi i ujit do të zgjidhet por sipas saj për shkak të kushteve atmosferik punimet në këtë periudhë të vitit nuk mundë të realizohen.
"Normalisht që puna atje do të zhvillohet gjatë vitit 2014, pra në momentin kur do të lejojnë kushtet kohore. Unë mendoj se janë kushtet kohore sepse stacioni I filtrimit mundë të punohet edhe në kushte jo verore mirëpo për pjesën tjetër do duhet të priten kushtet kohore. 2014 do jetë viti që ne do punojmë në atë temë, ndërsa Brenda mandatit unë e llogaris çështje të mbyllur", u shpreh Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës.
Ndryshe, shkaku i mungesës së reshjeve të shiut dhe keqpërdorimit të ujit, në rezervuarët e qytetit ka rënë niveli i ujit në 210 litra për sekondë, andaj nga java e ardhshme, do fillojë të zbatohet edhe restrikcioni edhe gjatë ditës. Deri tani kufizime kishte gjatë duke filluar nga ora 1 pas mesnate e deri në orën katër të mëngjesit. Bashkim Sulejmani